Si të gjeni masën e duhur të reçipetave – Një truk i thjeshtë që iu kursen kohë
Ngatërroni gjithmonë masën? Herën tjetër që do të blini reçipeta provoni këtë truk të thjeshtë!
Lifestyle
Reçipetat janë ndër veshmbathjet më të rëndësishme për vajzat dhe gratë, por zgjedhja e masës dhe formës së duhur nuk është aq e thjeshtë sa duket. Sipas ekspertëve të shëndetit publik 7 në 10 vajza dhe gra në botë zgjedhin dhe përdorin reçipetat jo të duhura.
Ky problem që në pamje të parë duket estetik, ka një ndikim të pashmangshëm në shëndet pasi masa e gabuar ju krijon problem me qëndrimin dhe më harkimin e shtyllës kurrizore.
Sipas përfaqësueses së markës franceze të intimeve Chantelle, Nicole Kivitz, ekziston një truk i thjeshtë që ju ndihmon të zgjidhni masën e duhur.
Kur blini reçipeta kushtojini rëndësi këtij detaji. Ato duhet të jenë mjaftueshëm të shtrënguara që kur t’i mbërtheni në kopsën e parë 2 gishtat tuaj të qëndrojnë midis recipetave dhe shpinës.
Nëse ato qëndrojnë të lira tek kopsa e parë, atëherë provoni t’i mbërtheni tek kopsa e dytë, nëse ato nuk qëndrojnë të shtrënguara as tek e dyta zgjidhni një palë të tjera. Gjithashtu provoni të tërhiqni pjesën e parme të recipetave, nëse krijohet hapësirë mes saj dhe kraharorit, jeni duke përdorur masën e gabuar. /Lajmi.net/