Ramsey mund të rikthehet te Arsenali

Mesfushori anglez duket se do të largohet nga Juventusi.

Sport

17/11/2021 19:16

Aaron Ramsey ka humbur vendin startues në formacionin e Juventusit që nga ardhja e Massimiliano Allegrit, transmeton lajmi.net.

Minutat e pakta, kanë bërë që Ramsey të mendojë largimin nga “Zonja e Vjetër”.

Sipas mediave angleze, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori anglez të rikthehet tek Arsenali.

‘Topçinjtë’ duan të forcojnë klubin dhe Ramsey shihet si një ndër opsionet e mundshme.

Përveç ‘Gunner’, interesim për 30-vjeçarin kanë shprehur edhe Everton dhe Newcastle.

Anglezi këtë edicion nuk ka startuar në asnjë ndeshje te ‘Bianconerët’. /Lajmi.net/