“Ramsey dëshiron rikthimin te Arsenal”
Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey do donte rikthimin te Arsenal në afatin kalimtar të janarit.
Sport
Kështu se paku thotë ish legjenda e klubit, Theo Walcott, që beson që uellsiani do e mirëpriste mundësinë e rikthimit në “Emirates”, transmeton lajmi.net.
Ramsey u largua nga Torino në vitin 2019, duke iu bashkuar Juventusit si agjent i lirë, por assesi s’ia doli të gjejë vendin shkaku i lëndimeve të shpeshta.
Walcott për “TalkSport”, tha se Arsenal do ishte i hapur për rikthimin te Arsenal.
“Do ta mësojë, e telefonojë (për mundësinë e rikthimit në Premierligë). A e dini çka, do ishte fantastike nëse do rikthehej në Premierligë. Mendoj që edhe ai do”.
“Një pjesë e kokës sime thotë se do e donte rikthimin te Arsenal. Është një nga gjërat, është te Juventus, luajti mirë për Uells dje dhe është mirë të shohësh. Është lider. Vazhdon të luajë për shtetin dhe ka të gjitha këto paraqitje”, deklaroi ai.
Ramsey thuhet se edhe është gati të zbres pagën për rikthimin në Angli, me Newcastle United të interesuar./Lajmi.net/