E refuzoi në takim të dytë, djali i kërkon vajzës t’ia kthejë 4 eurot e kafes në takimin e parë
Për shumë njerëz, daljet në takime mund të jenë “të kushtueshme”.
Fun
Megjithatë, një djalë duket se ka një plan për t’u siguruar që ai të mos shpenzojë në takime që nuk çojnë askund – duke “faturuar partneret”.
Dhe teknika e këtij djali u bë e ditur nga një grua e cila foli për ‘takimin’ që kishte me burrin misterioz, përcjell Telegrafi.
Përdoruesja e Twitter, Lauren (@LaurenNotLozza) ndau pamjet e shkëmbimit që kishte me një djalë disa vite më parë, duke zbuluar se si ai ‘përpiqej ta faturonte’ atë për takimin e tyre të parë.
Djaloshi i kishte dërguar një mesazh pasi u takuan për të parë nëse i pëlqente një takim i dytë, megjithatë Lauren u përgjigj me mirësjellje për të thënë se nuk e ndjente se ata kishin ndonjë kimi.
Six years since that lad tried to invoice me for a shit date pic.twitter.com/n73IIG13By
— Me, you, Tokyo (@LaurenNotLozza) November 12, 2021