Veprimi i shpifur i këngëtares në koncert – Uli pantallonat në skenë dhe urinoi mbi fansin (VIDEO)
Sophia Urista, këngëtarja e grupit Brass Against, ka kryer një prej akteve më të shpifura të para në skenë ndonjëherë!
Fun
Të gjithë e dinë që të jesh një “rockstar” do të thotë të jesh paksa i çmendur, mirëpo Sophia Urista e teproi me veprimin e fundit, shkruan lajmi.net.
Në një koncert në Daytona, Florida, gjatë performancës së grupit Brass Against, këngëtarja iu tha fansave se kishte nevojë të shkonte në banjë.
Mirëpo, kjo nuk ishte e gjitha! Ajo u shpreh se: “Kam nevojë të urinoj, por nuk do arrij deri në banjë, prandaj me që jemi këtu mund të bëjmë pak ‘show’ nga situata”.
“Silleni në skenë sepse do të urinoj në gojën e këtij ***”, tha ajo.
Këngëtarja solli në skenë një fans mashkull, dhe i tha të shtrihet në skenë. Ajo uli pantallonat dhe urioni në fytyrën e fansit teksa vazhdoi të performonte.
Fansat janë shprehur s kjo ishte e shpifur dhe gjithashtu thyerje e ligjit. Një denoncim në polici është bërë për këngëtaren.
Më vonë faqja zyrtare e grupit shkroi në Twitter, duke thënë:
“Mbrëmë kaluam shumë bukur në Welcome at Rockville. Sophia e teproi pak. Ajo nuk është diçka që e prisnim pjesa tjetër e bendit, dhe nuk do të shihni më diçka të tillë në shfaqjet tona. Faleminderit për mbështetjen mbrëmë, Daytona.”
Epo, ky incident po që të bënë të mos shkosh më në koncerte! /Lajmi.net/