Arsenal ndër klubet e interesuara për yllin e Man Unitedit

Arsenal është duke vëzhguar situatën e yllit të Manchester Unitedit, Jesse Lingard.

Sport

15/11/2021 17:57

West Ham dhe Everton janë përmendur si një ndër klubet e interesuara për anglezin, bashkë me klubet tjera befasuese si Barcelona dhe Juventus, transmeton lajmi.net.

Arsenal tani i është bashkuar kësaj gare, pasi trajneri Mikel Arteta është i dëshpëruar për të pasur në skuadër një zëvendësues të Nicolas Pepe.

Lingard e tregoi kualitetin sa ishte huazim te West Ham edicionin e kaluar, derisa këtë sezon nuk ka qenë titullar i vazhdueshëm nën urdhrat e Solskjaer.

Por, problemi për kalimin e Lingard te Arsenal, do ishin shakatë që ndodhen para disa viteve, kur anglezi shënonte dhe pastaj niste të vallëzonte.

Ende nuk dihet sa para do kërkojë Man United për mesfushorin ofensivë, derisa thuhet se kanë zbritur çmimin./Lajmi.net/