Jo vetëm Mbappe dhe Pogba, Real Madrid e do edhe yllin tjetër francez

Mesfushori Aurelien Tchuoameni është bërë një nga sensacionet e sezonit falë paraqitjeve të shkëlqyer te Monacao dhe Kombëtarja e Francës.

Sport

14/11/2021 16:20

Paraqitjet pozitive me klubin dhe Kombëtaren kanë ndikuar që Tchouameni të fitojë vëmendjen e klubit spanjoll, Real Madrid.

Por, nuk është vetëm klubi madrilen i interesuar për francezin, ngase edhe Chelsea është duke monitoruar situatën dhe thuhet se janë favoriti kryesor.

Vetë lojtari nuk është në nxitim që ta kompletojë transferimin, por në verën tjetër pritet të bëhet me skuadër të re, ku kartoni është rritur nga 18 në 38 milionë euro.

Tchouameni është duke punuar pranë Cesc Fabregas te Monaco, ku është duke mësuar shumë nga eksperienca e ish yllit katalunas.

Kujtojmë, se Reali ka interesim edhe për dyshen tjetër franceze, si Kylian Mbappe dhe Paul Pogba./Lajmi.net/