Benzema hyn në Top 5 listën e golashënuesve më të mirë të Francës

Franca regjistroi një fitore të thellë prej 8-0 ndaj Kazakhstanit, duke e siguruar kualifikimin për Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar.

Sport

13/11/2021 23:57

Golat për ‘trekolorët’ u realizuan nga një ‘poker’ i Kylian Mbappes, një ‘dopietë’ e Karim Beznemas, si dhe nga një gol i Griezmann dhe Rabiott.

Franca realizoi fitoren më të thellë në një ndeshje zyrtare që nga viti 1995 kur e kishte mposhtur Azerbejxhanin me rezultat 10-0.

Me dy golat e realizuara, Karim Benzema tani ka arritur në shifrën e 35 golave të realizuara për ‘gjelat’, duke e tejkaluar David Trezeguet (34) për të hyrë në listën e Top 5 golashënuesve më të mirë në histori të kombëtares franceze.

Benzema tani gjendet vetëm prapa Plattini (41), Griezmann (42), Giroud (46) dhe Henry (51).

Franca do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm, kur luan ndaj Finlandës si mysafir të martën.

Kjo ndeshje do të luhet sa për ‘prestigj’ për francezët që tashmë kanë siguruar pozitën e parë në grup, megjithatë e njëjta nuk është për Finlandën pasi që do të japin gjithçka nga vetja për të nxjeurr një rezultat pozitiv në mënyrë që të shkojë në Botëror përmes vendit të dytë.

Finlanda renditet e dyta me 11 pikë të mbledhura, gjersa Ukraina pozicionohet e treta me nëntë pikë të mbledhura në duelin që ukrainasit do ta zhvillojnë ndaj Bosne dhe Hercegovinës si mysafir. /Lajmi.net