Fotoja e tyre përloti gjithë botën, Italia ofron mbështetje për babain sirian dhe djalin e tij
Një baba i gjymtuar në këmbën e djathtë dhe djali i tij, kaq i vogël, pa asnjë gjymtyrë.
Fun
Një imazh që ndryshon jetën. Munzir al-Nazzal dhe Mustafa ishin protagonistët e fotos që fitoi Siena Photo Aëards dhe më pas bëri xhiron e rrjeteve sociale. Çarmatosëse në atë foto ishte lumturia mes babait dhe djalit që përjetoi dramën e luftës në Siri. Një baba i gjymtuar në këmbën e djathtë dhe djali i tij, kaq i vogël, pa asnjë gjymtyrë.
Mirëpo, ata lot nuk kanë qenë të kotë para asaj fotoje. Madje, menjëherë pas përhapjes së saj në rrjetet sociale, mbledhja e fondeve ka nisur për të blerë proteza për Mustafain e vogël.Mes vendeve të ndryshme, një protagonist aktiv është Italia, pasi po lëviz për të ofruar kujdes dhe mikpritje.
Ka qenë klubi i Lazios ai që ka ofruar ndihmë dhe është treguar i disponueshëm. Nicola Zingaretti ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me anë të një postimi në Twitter.
“Sistemi shëndetësor i Lazios është i disponueshëm për të mirëpritur dhe për t’u kujdesur për fëmijën sirian për t’i garantuar atij kujdes dhe një jetë më të mirë”, shkruan Zingaretti.
Mbështetje e fortë vjen edhe nga Quirinale e cila në një shënim shkruan:
“Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese ka mandatuar kreun e Departamentit të Emigracionit që të studiojë një zgjidhje për të sjellë Mustafën dhe familjen e tij në vendin tonë”.
Së fundi, bashkëpunimi mbështetet edhe nga Farnesina, e cila së bashku me Ambasadën e Instabulit po interesohet për rastin. /Lajmi.net/