35 vjeçja rrëfen: Burri im është gej, por kemi dy fëmijë dhe bëjmë seks rregullisht

Burri 33 vjeç, ka pranuar se i pëlqejnë më shumë burrat.

Fun

11/11/2021 11:29

Një grua ka treguar se ajo është e martuar me një burrë gej, dhe se ata kanë dy fëmijë të vegjël bashkë, shkruan lajmi.net.

Ky detaj i martesës së tyre, nuk i shqetëson aspak 35 vjeçen Brynn Embley dhe 33 vjeçin Matthew Neilson. Në fakt, ata janë shumë të lumtur në martesën e tyre dhe e mbajnë lidhjen e tyre në binarë duke bërë seks të mirë.

Brynn ka thënë se ajo është heteroseksuale, dhe burri i saj identifikohet si gej ose panseksual, dhe e pranon se atij i pëlqejnë më shumë burrat se gratë.

Para se të martoheshin në vitin 2017, Matthew kishte pasur lidhje romatike me burra dhe gra, por nuk kishte bërë seks me asnjë person.

Matthew e pranon se ai nuk e dinte se a do të ishte i aftë ndonjëherë të shijoj intimitetin me gruan e tij para se të martoheshin, mirëpo më sa duket gjërat shkuan mirë!

Brynn ka thënë se ajo ndjehet e pasigurt për veten, mirëpo lidhja e tyre është kaq e fortë, sepse ata nuk janë të fokusuar tek tërheqja fizike që kanë për njëri tjetrin, por tek kujdesi dhe dashuria.

Të dy janë të përkushtuar ndaj fesë katolike, e cila nuk e mbështetë lidhjen romantike mes dy personave të gjinisë së njëjtë, prandaj Matthew vendosi të martohet me Brynn, në mënyrë që të mos e kaloi jetën e tij i vetmuar, shkruan lajmi.net.

Ata për herë të parë u takuan në kishe në vitin 2016. Matthew i tregoi pas disa takimesh që është gej. Ai e kishte ditur se është gej që nga adoleshenca, mirëpo ai ishte anëtarë i kishes dhe kjo e ndaloi që të mos jetë “i devijuar”.

Mirëpo meqenëse ishte zgjidhja e tij, ajo vazhdoi lidhjen. Pas disa muajsh ata përfunduan lidhjen e tyre për shkak se Matthew kishte ndjenja për një burrë tjetër, mirëpo ata qëndruan miq.

Më vonë, i dashuri i asokohshëm i Brynn i tha se Matthew dhe ajo kishin një kimi shumë të bukur dhe se duhet të bëhen bashkë përsëri.

Pra në vitin 2017 ata filluan lidhjen përsëri, dhe u martuan. Epo, kjo po që është një histori interesante. /Lajmi.net/