Heqja e “drynave të dashurisë” nga ura në Prizren, qytetari tallet e thotë se do ta lëshojë gruan

Drynat e vendosur nga çiftet tek “Ura e Kaltër e Dashurisë” në Prizren, janë larguar prej aty gjatë ditës së djeshme, meqenëse ura do të restaurohet, shkruan Express.

Lifestyle

11/11/2021 08:10

Por, ky vendim nuk iu ka pëlqyer banorëve të kësaj komune. Një prej tyre duke bërë shaka, ka thënë se tash pas heqjes së drynëve është i lirë.

“Për Zotin s’di çka me thanë, por se ka ndiku me u dëmtu është e vërtetë që e ka dëmtu. Por, është pak e dhimbshme sepse edhe unë vetë i kom pas para nja 7-8 vjete, kështu që pom doket prej sot jam i lirë e duhet me liru edhe gruan. Po bëj hajgare”, ka thënë ky qytetar.

Nuk dihet nëse pas restaurimit këta dryrë do të kthehen në vendin që ishin.