Si të trajtoni puçrrat me akull – Metoda e lehtë për një lëkurë të bukur

Gjithçka që iu duhet është akull!

Lifestyle

07/11/2021 15:37

Puçrrat shfaqen gjatë gjithë kohës, është një cikël krejtësisht natyral për këdo në çdo moshë. Ato mund të shfaqen në të gjithë trupin dhe në forma të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ka një sërë metodash natyrale për të qetësuar lëkurën dhe për ta trajtuar pas daljes së puçrrave. Një prej tyre, e cila është metoda me akull e kemi sjellë sot për juve. Lexoni më poshtë se si mund të trajtoni puçrrat me akull.

Sa më shumë akull të aplikoni në një puçërr, aq më shumë do të fillojë të largohet gradualisht derisa të zhduket plotësisht. Akulli do të ndihmojë në shërimin e puçrrës duke reduktuar skuqjen dhe kjo, nga ana tjetër, e bën puçrrën të duket më pak e dukshme. Akulli mund t’ju ndihmojë gjithashtu nëse keni dhimbje.

Ju mund të zgjidhni kur ta përdorni këtë procedurë. Në varësi të rutinës tuaj të përditshme të lëkurës, mund ta aplikoni në mëngjes dhe në mbrëmje, ose edhe disa herë në ditë.

Nëse keni shumë puçrra, përdorni më shumë akull. Për 1 puçërr, vendosni një kub akulli mbi të.

Si ta përdorni:

Pastroni butësisht puçrrat me ujë të ngrohtë

Vendosni një kub akulli të mbështjellë në puçërr për 1 minutë

Prisni disa minuta para se ta aplikoni përsëri, pasi kjo do të parandalojë shqetësimin e indeve

Mos harroni ta hiqni para se të flini

Pjesa më e mirë është, edhe nëse nuk keni akull, mund të përdorni një qese me perime të ngrira! /Lajmi.net/