U zhvesh para katedrales, pornostarja arrestohet për ‘huliganizëm’
Një aktore e filmave për të rritur është burgosur në Moskë për dy javë pasi zhveshi të pasmet e saj në foton me katedralet e Kremlinit në sfond.
Fun
20-vjeçarja e njohur ne rrjet si Rita Fox, thotë se u dënua për “huliganizëm” pas zemeratës së gjerë në rrjet për imazhet e postuara në llogaritë e saj sociale, ku shiheshin monumentet e famshme të Moksës.
Ajo thoshte për ndjekësit e saj në Telegram: “Jam burgosur për 14 ditë. Më kanë dënuar për huliganizëm të rangut të vogël, sipas akuzës së shkruar”.
Por autoritetet ruse ende nuk kanë konfirmuar arrestimin e saj.
Rasti i Ritës nuk është i vetmi teksa disa ditë më parë edhe një çift “influencuesish” të rrjetit e panë veten në telashe për imazhe imorale para objekteve të njohura publike në Moskë.
Aktorja ishte frymëzuar për veprimet e saj nga modelja e Instagram, Anastasia Chistova e cila shkaktoi zemërim javës që shkoi kur me të dashurin bënin poza provokuese para një katedraleje në Sheshin e Kuq, raporton rrjeti Ren TV.
Dyshja mori një gjobe te konsiderueshme.
Imazhet tregonin modelen duke simuluar veprime seksuale me të dashurin teksa mbante veshur një xhaketë policie. /Lajmi.net/