Berisha: Kosova ta analizojë mirë situatën para shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka thënë se Kosova duhet që të analizojë mirë situatën përpara se të marr një vendim lidhur me shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Lajme

02/11/2021 17:45

Në një intervistë telefonike në emisionin “Frontal”, në T7, ai tha se ka shtete që edhe kanë hequr dorë nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm.

“Nuk e kam parë, por mendoj se kjo don një analizë dhe një vendim më të hollësishëm sepse ushtria është bazë për buxhetin e Kosovës, por në anën tjetër ka shumë përparësi në edukimin e të rinjve për ushtrinë, për përdorimin e armëve për mbrojtjen dhe ka shumë shtete që e kanë shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe që janë pjesë e NATO-s. ka edhe prej atyre që e kanë ndërpre dhe më pas e kanë rikthyer prapë shërbimin ushtarak”, tha Berisha.

Sipas Berishës, lidhur me këtë çështje duhet që të konsultohen ekspertët dhe të shihet se në cilën fazë të avancimit është FSK-ja.

“Kjo varet nga sfidat dhe kërkimeve për siguri në përgjithësi. Kjo është çështje që e donë një analizë se s ai bënë ballë buxheti i Kosovës. Unë për fillim e theksova që kjo e don një analizë sepse duhet të merret parasysh se në çfarë faze është zhvillimi dhe avancimi i ushtrisë së Kosovës dhe a duhet ta ketë prioritet shërbimin ushtarak apo diçka tjetër. Ka shumë njerëz që mund të kontribuojnë në këtë drejtim që me e pas një analizë të mirëfillte dhe pastaj me dal me propozime konkrete”, deklaroi Berisha.