Gagliardini: Fitimi i Scudettos ishte një ëndërr e bërë realitet

Mesfushori italian ka folur në një intervistë për 'Matchday'.

Sport

30/10/2021 10:51

Roberto Gagliardi foli për emocionet pasi fitoi titullin edicionin e kaluar me Interin, transmeton lajmi.net.

“Fitimi i Scudetto-s është një nga momentet më të mira që kam përjetuar në Inter, ishte realizimi i një ëndrre”.

“Edhe luajtja e finales së Ligës së Evropës, pavarësisht se nuk shkoi mirë, ishte një moment historik i rëndësishëm”.

Gagliardini gjithashtu foli për debutimin e tij me Nerazzurët dhe Kombëtaren e Italisë.

“Mbaj mend ende ndjesitë e asaj dite, të ftohtin në mes të janarit dhe ngrohtësinë e San Siros, ku më pritën një pritje të veçantë”, tha ai.

“E nisa ndeshjen dhe festova një fitore 3-1 me bashkëlojtarët e mi të rinj. Dy muaj pas debutimit me Nerazzurrët, debutova me kombëtaren, një tjetër nga ditët që do të më mbetet përgjithmonë në kujtesë”.

“Mendoj se kjo është një nga fazat më emocionuese për një lojtar. Unë hyra në vend të [Daniele] De Rossi në Amsterdam: Ne fituam 2-1″, tha Gagliardini. /Lajmi.net/