A mund ta bëni vetë, apo duhet të shkoni tek profesionisti? 4 trajtimet e bukurisë që po i bëni gabim
Secili prej nesh ka qenë ndoshta në një situatë ku jemi përpjekur kaq shumë për të bërë diçka, por në fund, thjesht humbëm kohë dhe mund.
Lifestyle
Pra cilat gjëra janë me të vërtetë të përshtatshme për t’i bërë vetë dhe cilat duhet t’ia besojmë më mirë profesionistëve?
1. Lyerja e flokëve
Bëjeni vetë: Mund t’i lyeni flokët me ngjyra natyrale.
Shkoni te një profesionist: Nëse keni nevojë për të hapur flokët e errët, është më mirë të shkoni te një parukier. Përpjekja për të hapur ngjyrën e flokëve mund të jetë shumë stresuese dhe procesi ka disa faza.
2. Prerja e majave dhe e balukeve
Bëjeni vetë: Mund të shkurtoni majat e flokëve të gjatë. Kalojini flokët para, krihini, lidhini bisht përpara ballit, përdorni një llastik për të përcaktuar se deri ku do t’i prisni dhe pastaj merrni gërshërët.
Shkoni te një profesionist: Nëse keni nevojë të shkurtoni baluket, është më mirë të mos i bëni vetë para pasqyrës. Është më mirë të kaloni 5 minuta në një sallon për të prerë baluket, sesa një orë duke provuar t’i prisni vetë në shtëpi.
3. T’u jepni formë vetullave dhe të korrigjoni formën e tyre
Bëjeni vetë: Mund të ruani formën e vetullave në shtëpi. Do t’ju duhet një pasqyrë dhe piskatore. Ju vetëm duhet të hiqni qimet që janë rritur shumë dhe janë jashtë formës kryesore të vetullave tuaja. Gjëja kryesore është që të mos harroni të aplikoni një locion qetësues në zonat ku keni hequr qimet, para dhe pas procedurës.
Shkoni te një profesionist: Kur duhet t’u jepni formë vetullave, është më mirë të shkoni në një sallon bukurie. Përcaktimi i formës së duhur për fytyrën tuaj është shumë i rëndësishëm. Për më tepër, profesionistët kanë mjete të shumta dhe produkte bukurie që mund t’i përdorin për t’i bërë më të bukura vetullat tuaja.
4. Lyerja e vetullave dhe qerpikëve
Bëjeni vetë: Lyerja e vetullave është një procedurë e thjeshtë që mund të bëhet në shtëpi, thjesht duhet të siguroheni që të ndiqni udhëzimet. Filloni duke pastruar vetullat. Pastaj aplikoni një krem ​në zonën rreth vetullave. Përdorni një furçë për t’i lyer, lërini për 15-20 minuta, dhe më pas lajini.
Shkoni te një profesionist: është më mirë t’i lyeni qerpikët në një sallon bukurie, sepse kjo procedurë kërkon që ju të mbyllni sytë. Ai gjithashtu zvogëlon shanset për acarim ose alergji për shkak të produkteve me cilësi të ulët. /Lajmi.net/