Ekzekutohen pagesat për familjet kosovare që humbën familjarët nga koronavirusi
Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese.
Lajme
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procedohen edhe grupet tjera.
“Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, shkruan Murati. /Lajmi.net/