Maska e fytyrës me banane dhe limon që heq njollat kafe
Ky trajtim duhet përdorur çdo ditë derisa të shihni rezultatet e para, të cilat shfaqen pas dy javësh.
Lifestyle
Me siguri gjëja e fundit që çoni në mend është të kombinoni bananen dhe limonin, mirëpo kjo përzierje e çuditshme jo vetëm që funksionon mbi njollat kafe, por i rikthen lëkurës së fytyrës shkëlqimin.
I gjithë sekreti qëndron tek bashkëveprimi i vitaminës C, acidit citrik të limonit me përbërësit me veti antiinflamatore të bananes, që luftojnë veprimin e radikaleve të lira, dhe agjentëve të tjerë të jashtëm.
Për të realizuar këtë maskë ju nevojitet 1 banane e pjekur mirë dhe 1 limon. Shtypni fillimisht bananen dhe më pas bashkojeni me lëngun e limoni të shtrydhur.
Këshillohet që kjo maskë vendoset mbi lëkurë të lagur, kështu që nëse jeni endee lyer, fshini fytyrën sa më parë. Më pas me ndihmën e një peneli përhapni të gjithë masën dhe lëreni të veprojë për 30 minuta derisa të thahet plotësisht. Ky trajtim duhet përdorur çdo ditë derisa të shihni rezultatet e para, të cilat shfaqen pas dy javësh. /Lajmi.net/