Maska që duhet të provoni për të shëruar lëkurën nga dëmtimet e nxehtit të verës

Gjithçka që iu duhet të ia ktheni shkëlqimin fytyrës!

Lifestyle

20/10/2021 15:05

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell, çrregullimet hormonale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë.

Por nga se shkaktohet ky problem aspak estetik? Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e  melaninës. Melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet) janë përgjegjëset e drejtpërdrejta për pigmentin (ngjyrën) e lëkurës.

Nqs edhe ju jeni një ndër ato femra që ka njolla kafe në fytyrë dhe jeni lodhur duke provuar kremëra dhe trajtime jo të efektshme, maska e mëposhtme është ajo që ju duhet.

Përbërësit: 6 aspirina, 50 gr kos dhe 2 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Shtypni fillimisht aspirinat derisa të kthehen në trajtë pluhuri. Më pas bashkojini me kosin dhe mjaltin.

Pasi të jetë formuar masa homogjene ruajeni në një vazo të vogël qelqi. Lëreni kremin të lidhet mirë në temperaturë ambienti për 24 orë dhe më pas mund ta përdorni dy herë në ditë.

Në mëngjes, përpara se të aplikoni kremin kundra diellit dhe në darkë para se të shkoni në shtrat. /Lajmi.net/