Kolla nuk po ndalon? Këto 3 mënyra janë më të thjeshtat dhe funksionalet
Mënyrat më natyrale për të shëruar kollin.
Lifestyle
Propolisi kundër kollës
Propolisi është përcaktuar një antibiotik natyror dhe antibakterial. Të përdorim Propolisin në formë shurupi, është një zgjidhje praktike për të qetësuar acarimin e fytit nga bakteret. Është i pasur me flavonoid, minerale dhe vitaminë B, prandaj edhe është një ilaç anti-inflamator, antiviral dhe stimulues imunitetit.
Udhëzime për përdorim: Propolisi përdoret në rastet kur jemi me grip, ftohje, kollë, bronkit, infeksione të tjera.
Çajrat bimorë
Çaji bimor me gjethet e eukaliptit është një zgjidhje e shkëlqyer për të zbutur kollën dhe për të marrë frymë më lehtë. Mund t’i përdorim gjethet e eukalipt në forma të ndryshme si vaj esencial, çaj bimor, karamele për fytin. Nëse nuk keni probleme stomaku, mund të pini dhe tri gota në ditë me çaj eukalipti, gjatë gjithë ditës.
Trajtimi me avul
Nëse shtoni sodë në ujin që vlon, avulli do të veprojë si qetësues për kollën. Të njëjtin efekt mund të ketë edhe duke tretur në një tas me ujë, kripë deti të trashë. Gjithashtu kombinimi i mjaltit me limon, është shumë efektiv për të qetësuar kollën. Nëse vazhdon për më shumë se një javë, duhet të drejtoni tek mjeku. /Lajmi.net/