Bild: Newcastle United e do Timo Werner, nisin negociatat me agjentin

Sheikët e Newcastle Unitedit tashmë ka nisur punën që të bëjnë transferime në afatin kalimtar të janarit.

Sport

13/10/2021 10:09

Mediumi gjerman Bild, raporton se sulmuesi Timo Werner është ‘shënjestra’ kryesore e klubit anglez, transmeton lajmi.net.

Gazetari Christian Falk, agjenti i Werner ka qenë në negociata të vazhdueshme me Fabian Shcar te Newcastle dhe janë në kontakte të vazhdueshme.

Werner është duke shkëlqyer te Kombëtarja e Gjermanisë, por këtë formë nuk po e gjen te Chelsea, ku është duke qëndruar në stol pas Romelu Lukakut.

Ende nuk ka detaje të tjera nëse Werner është i hapur për kalimin te Newcastle, shkaku i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/