Dy gjigantët evropian në garë për Insignen

Sulmuesi i Napolit ka tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane.

Sport

12/10/2021 16:25

Lorenzo Insigne ka kontratë me Napolin vetëm deri më 30 qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Ekipi italian prej kohësh ka nisur bisedimet me futbollistin për një marrëveshje të re, megjithatë palët duken larg akordit.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter dhe Man Utd po vështrojnë situatën e sulmuesit italian dhe duan ta kenë në ekip verën e ardhshme.

Të dyja klubet janë të gatshmë të plotësojnë kërkesat financiare të Insignes, andaj pritet një garë e ashpër mes tyre për shërbimet e tij.

30-vjeçari, këtë edicion ka realizuar dy gola e tre asistime në nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Lajmi.net/