5 ushqime të lehta që mund t’i konsumoni para gjumit
Në këtë artikull ju njohim me pesë ushqime që ekspertët e shëndetit rekomandojë të konsumoni para se të flini.
Lifestyle
Gjumi i pashqetësuar gjatë natës është një nga gjërat më të mira për shëndetin tuaj. Por një nga fajtorët më të zakonshëm të zgjimit në mes të natës është uria. Sipas studimeve të fundit, nëse zgjoheni të uritur gjatë natës ka të ngjarë që të mos jeni duke marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj.
Pini një gotë me ujë
Ndonjëherë ajo që ne e mendojmë si uri, në të vërtetë mund të jetë shenjë e dehidratimit. Prandaj provoni të pini një gotë ujë dhe prisni disa minuta për të parë nëse uria do të shuhet. Dhe mos harroni të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, për të shmangur urinë gjatë natës.
Kokoshkat
Kokoshkat janë ushqimi i përsosur për t’u konsumuar në mbrëmje. Ato do të treten ngadalë, duke ju dhënë një mundësi më të mirë për një gjumë pa shqetësime.
Qumështi
Të pish një gotë qumësht të ngrohtë para gjumit nuk është vetëm një këshillë e gjysheve. Një studim i Universitetit të Pensilvanisë tregoi se kalciumi ndikonte pozitivisht në cilësinë e gjumit. Provoni të konsumoni kos, për një shtesë proteinash të ngopura, vetëm sigurohuni që të zgjidhni një varietet me pak sheqer.
Gjalpi i kikirikut
Rezulton se triptofani, një aminoacid thelbësor, shndërrohet në serotoninë dhe melatoninë në trup, elementë të cilët ndikojnë pozitivisht tek gjumi. Një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të marrë një dozë triptofani është edhe gjalpi i kikirikut. Ju mund t’a shoqërni me një fetë bukë, një banane apo thjesht të konsumoni një lugë me gjalpë kikiriku. /Lajmi.net/