Pse duhet të hani më shumë speca djegës? Përfitimet e tyre për shëndetin
Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni speca djegës? Ja përfitimet që do të keni nëse e shtoni këtë produkt në dietën tuaj!
Lifestyle
Speci jalapeno u zbulua për herë të parë nga Aztekët, të cilët në vend që ta hanin, e thanin e më pas e tymosnin. Ky lloj speci përmban një përbërës të quajtur kapsaicin që kur konsumohet siç duhet, mund të jetë një aleat i fuqishëm për shumë çështje shëndetësore, transmeton lajmi.net.
“Bright Side” zbulon përfitimet që do të keni nëse e përfshini këtë spec në dietën tuaj.
- Keni më pak gjasa të bëheni obezë
Studimet tregojnë se ju mund të rrisni aftësinë për të djegur dhjamin dhe për të ulur oreksin duke ngrënë speca jalapeno.
- Mund të zvogëloni ulçerat
Ekziston një keqkuptim i zakonshëm që ushqimet pikante kanë tendencë të shkaktojnë ulçera në stomak. Por e vërteta është krejt e kundërta: studimet kanë zbuluar se kapsaicina (një përbërës i specave djegës si jalapenos) vret bakteret dhe largon infeksionet, duke zvogëluar inflamacionin e stomakut tuaj.
- Mund të parandaloni infeksione të ndryshme
Bota ka përdorur erëza dhe barishte si një mjet për të ruajtur ushqimin që nga fillimi i kohës. Sidoqoftë, ajo që shumë njerëz nuk dinë është se studimet kanë zbuluar shumë veti antimikrobiale tek specat djegës.
Për shkak të kësaj, ekziston një larmi infeksionesh që mund të parandalohen nga specat jalapeno siç janë grykët, prishja bakteriale e dhëmbëve dhe infeksionet e sinusit.
- Mund të luftoni dhimbjet e shkaktuara nga migrena
Një nga mënyrat për të përfituar nga speci jalapeno është duke përdorur kapsaicinën e pranishme në të si një spraj hundësh.
Studimet kanë treguar se kur aplikoni këtë spraj në vrimat e hundës, efekti i tij kundër dhimbjeve të migrenës dhe të kokës është jashtëzakonisht i fuqishëm.
- Jeni në gjendje të luftoni diabetin
Është provuar shkencërisht se kapsaicin, është në gjendje të ulë nivelin e glukozës në gjak, duke rritur nivelin e insulinës. Për këtë arsye, speci lufton diabetin.
- Mund të shpëtoni nga hipertensioni
Studimet mbi kafshët tregojnë se ky përbërës mund të qetësojë enët e gjakut, të ulë presionin e gjakut dhe madje të ndihmojë të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni.
- Mund të zhbllokoni hundën
Kapsaicina është komponenti që i jep jalapenos aromën e tij pikante dhe hulumtimet tregojnë se mund të përdoret si spraj hundësh për t’i zhbllokuar ato, ose për të shëruar kollën dhe probleme të tjera të sinusit.
- Jeni në gjendje të zvogëloni inflamacionin e stomakut
Për fat të mirë, studimet kanë treguar se kapsaicina mund të përdoret si një ilaç anti-inflamator që mund të zvogëlojë inflamacionin e stomakut.
- Mund ta përdorni si krem për artritin reumatoid
Nëse përjetoni dhimbje në nyje, studimet tregojnë se mund të aplikoni kapsaicinën për të lehtësuar gjendjen.
- Mund të parandaloni klamidian
Studimet tregojnë se kapsaicina mund të kontrollojë dhe eliminojë rritjen klamidiale në qeliza, duke shmangur përhapjen e sëmundjes. /Lajmi.net/