3 gjërat që vajzat me lëkurë të bukur bëjnë në fundjavë

Qëndro me fytyrë të pastër, të paktën në fundjavë!

Lifestyle

10/10/2021 14:53

Fakti që fundjava është një kohë pushimi nuk do të thotë që ta lësh mënjanë kujdesin për lëkurën.

Në fundjavë, të gjithë kemi një dozë të madhe përtacie, e cila nuk na lejon ndonjëherë të bëjmë edhe gjërat bazike. Megjithatë, nëse e di që vajzat me lëkurë të bukur nuk harrojnë asnjëherë t’i bëjnë këto gjëra, atëherë diçka duhet të të ndërgjegjësojë. Çfarë bëjnë ato?

Vendosin kremin e diellit

Aplikimi i kremit të diellit ndërsa bën plane për të dalë është shumë i rëndësishëm për lëkurën. Nëse e kalon të gjithë ditën jashtë apo bën edhe një shëtitje në park, sigurohu që të vendosësh kremin me SPF 30. Rrezet mund të të shkaktojnë djegie apo edhe njolla në këtë periudhë që më vonë mund të kthehen në rrezik serioz për lëkurën.

Pinë me kontroll

Kur e premtja fillon të afrohet, gjëja e parë që na vjen në mendje është të dalim për të pirë diçka jashtë. Por pijet e rënda, në fakt, janë shkaktare të rrudhave. Sigurohu që të pish sa më shumë ujë, në mënyrë që të kesh lekurë të hidratuar. Po kështu, mos harro që sekreti është të pish në mënyrë të moderuar.

Heqin makeup-in

Rastet kur del natën jashtë dhe kthehesh me make up apo edhe fle me të, i mban mend apo jo? E gjithë papastërtia që vjen nga make up-i këshillohet që në fundjavë të eliminohet. Poret kanë nevojë të marrin ajër. Nuk ka rëndësi se sa të lodhur e ndjen veten. Qëndro me fytyrë të pastër, të paktën në fundjavë. /Lajmi.net/