Marotta: Donim transferimin e Vlahovic dhe Dzekos së bashku

Drejtori sportiv i Interit ka zbuluar 'parapaskenat' e merkatos së verës.

Sport

09/10/2021 11:01

Interi gjatë verës shiti Romelu Lukakun për rreth 115 milionë euro te Chelsea, transmeton lajmi.net.

Si zëvendësues i tij erdhi Edin Dzeko si transfer i lirë, ndërsa drejtori klubit Beppe Marotta në një interevistë për Tuttomercatoweb ka zbuluar se ata donin të transferonin edhe Dusan Vlahovicin.

“Ne gjithmonë kërkojmë dhe vlerësojmë mundësitë në treg”.

“Dzeko ishte sigurisht objektivi ynë primar, pasi ne provuam ta transferojmë edhe sezonin e kaluar. Atëherë rrethanat e favorshme dhe premtimi i Presidentit për të filluar nga e para, na ndihmuan”.

“Objektivi ynë ishte Dzeko, i dyti ishte Vlahoviç. Donim të sillnim një futbollistë me përvojë dhe një tjetër për të ardhmen”.

“Kjo do të kishte qenë zgjidhja më mirë. megjitha ne jemi të kënaqur me transferimin e Dzekos i cili na dha garanci të menjëhershme”, tha Marotta.

Ndërkohë Interi renditet në pozitën e tretë në Serie A pas shtatë xhirove të luajtura me 17 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/