Torres shpallet futbollisti i ndeshjes Itali – Spanjë
Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve.

Sport
Spanja ka arritur të mposht Italinë me rezultat 2-1, shkruan lajmi.net.
Më meritori në këtë triumf të madh të ‘Furisë së Kuqe’, ishte sulmuesi Ferran Torres.
Pikërisht, Torres është zgjedhur futbollisti i ndeshjes nga UEFA.
Torres arriti të shënojë dy gola në këtë duel duke i dhënë fitoren ekipit të tij dhe kualifikimin për në finale.
Sulmuesi fillimisht shënoi në min e 17’, ndërsa në min e 45+2’ realizoi sërish, të dy golat e tij u asistuan nga Mikel Oyarzabal.
Spanja në finale do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Francës dhe Belgjikës. /Lajmi.net/