Tre gjigantët evropianë në garë për Brozovic

Manchester United është një ndër tre klubet e mëdha që e duan mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Sport

05/10/2021 12:51

Klubi anglez e do më patjetër një mesfushor gjatë verës, ngase thuhet që Ole Gunnar Solskjaer nuk është i kënaqur, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, gjiganti i Premierligës është i interesuar për të transferuar Brozovicin.

28-vjeçari vazhdon të jetë ndër lojtarët kyç në “San Siro”, por në fund të sezonit do jetë agjent i lirë dhe në janar ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë.

Derisa Inter provon ta bind për rinovim, Brozovic ka disa opsione për vitin tjetër.

Pos Man United, Totteham dhe PSG gjithashtu janë të kënaqur për lojtarin./Lajmi.net/