Real Madrid rivalizon Man Cityn dhe Liverpool për talentin e Salzburgut

Real Madrid i është bashkuar garës me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për të nënshkruar me yllin e RB Salzburg, Benjamin Sesko.

Sport

04/10/2021 19:40

18-vjeçari ka dëshmuar se është ndër lojtarët kyç te gjiganti i Austrisë duke regjistruar shtatë gola dhe tre asistime, transmeton lajmi.net.

Sipas AS, Real Madrid bashkë me dy klubet angleze e duan sllovenin.

“Los Blancos” e shohin Sesko si pasuesi i Karim Benzema, ngase francezi mbush 35 vite dhe do bëhet agjent i lirë në vitin 2023.

Sidoqoftë, Real Madrid është i fokusuar te Haaland dhe Kylian Mbappe qysh verën tjetër.

Sesko ka kontratë me gjigantin austriak deri në vitin 2026./Lajmi.net/