Marca: PSG përgatitet të bëjë ofertën e tretë për Mbappe

PSG assesi nuk pajtohet me idenë që sulmuesi Kylian Mbappe do largohet verën tjetër.

Sport

04/10/2021 18:40

Francezi refuzoi disa propozime verën e fundit dhe kërkoi largimin, ngase dëshironte t’i bashkohej Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Mbappe vazhdon të mbetet i kësaj ideje, por PSG nuk pajtohet, ndërsa Marca, raporton se gjiganti francez ka bërë gati një ofertë të tretë.

Mediumi spanjoll pretendon se PSG i ka ofruar Mbappes dy kontrata dhe e fundit ishte me vlerë 25 milionë euro për sezon, ndërsa së shpejti do t’i ofrohet kontrata e tretë.

Në rast që Mbappe vazhdon t’i refuzojë, atëherë ka të drejtë qysh në janar të nënshkruajë parakontratë me klubin e ri./Lajmi.net/