Shënoi golin e fitores, reagon Rrahmani: Fitore shumë e rëndësishme
Napoli arriti të triumfoi me përmbysje ndaj Fiorentinës.
Sport
Golin me vlerë të tre pikëve e shënoi ylli i Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.
Rrahmani shënoi me kokë pas një harkimi të Zielinskit.
Ndërkohë, tani kosovari ka reaguar në Facebook, pas kësaj fitore të rëndësishme.
“Fitore shumë e rëndësishme. Shihemi brenda dy javëve”, shkroi ai.
Tani, Rrahmani do jetë me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë./Lajmi.net/