Interi synon të rikthehet te fitorja kundër Sassuolos, formacionet e mundshme
'Nerazzurët' do të luajnë sonte një tjetër ndeshje të vështirë.
Sport
Interi do të jetë mysafirë i Sassuolos në duelin që luhet me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.
Gjiganti italian vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve të njëpasnjëshme me Atalantan dhe Shakhtar Donetskin në Ligën e Kampionëve.
‘Nerazzurët’ sonte kanë si objektiv të vetëm fitoren në mënyrë që të mbesin në hap me skuadrat e tjera të kreut.
Në anën tjetër Sassuolo njihet si ekip shumë e përshtatshme dhe do të mundohet që të marr të paktën një pikë nga kjo përballje.
Simone Inzaghi në këtë duel pritet të startojë në sulm me dyshen Joaquin Correa – Lautaro Martinez.
Formacioni i mundshëm i Sassuolos: Consigli; Muldur; Chiriches, G Ferrari, Rogerio; Frattesi; M Lopez; Berardi, Djuricic, Boga; Raspadori
Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa /Lajmi.net/