Juventusi kërkon fitoren e radhës ndaj Torinos, formacionet e mundshme
Gjiganti italian po kalon në një formë pozitive.
Sport
Juventusi do të jetë mysafirë i Torinos sonte nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.
Pas gjashtë xhirove të zhilluara të dyja ekipet kanë nga tetë pikë të grumbulluara dhe ndajnë pozitat nëntë dhe dhjetë.
“Zonja e Vjetër”, është këndellur pas atij starti shumë të dobët dhe kanë pesë ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha garat.
‘Bianconerët’, sonte hyjnë në ndeshje me qëllimin e vetëm për të marrë fitoren e radhës, ndërsa Torino para tifozëve të saj do të jap maksimumin të marr të paktën një pikë në derbin e qytetit.
Edhe në këtë ndeshje Juve do të jetë pa yllin kryesor Paulo Dybala që është i lënduar.
Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave:
Torino: V. Milinkovic; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukic, Mandragora, Aina; Linetty, Brekalo; Sanabria
Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Kean, Chiesa /Lajmi.net/