Arsyet pse bien flokët gjatë vjeshtës dhe mënyrat si të kujdeseni
2 arsyet pse bien flokët në vjeshtë dhe 3 këshilla për t'u kujdesur si duhet.
Lifestyle
Kur fillon sezoni i vjeshtës, fillon koha më e keqe për flokët. Rënia rritet deri në 30% në krahasim me sezonet e tjera, shrkuan Living.
Cilat janë arsyet e kësaj rënie të papritur dhe si ta korrigjoni atë (për shembull përmes një diete të mirë) sipas dermatologes Chiara Bonatti, transmeton lajmi.net
Gjethet bien dhe flokët gjithashtu bien. Periudha e vjeshtës paraqet një periudhë kalimi në disa aspekte. “Ka dy elemente që duhen marrë parasysh – shpjegon Bonatti – Nga njëra anë, zvogëlimi i orëve të ditës.
Le të mendojmë për faktin se në këtë periudhë kafshët flenë gjumë dhe shpenzojnë më pak energji, në të njëjtën mënyrë trupi i njeriut po përgatitet të përballet me dimrin fillon të ruajë veten dhe kjo mund të çojë në humbje fiziologjike të flokëve.
Ndërsa orët e dritës së ditës zvogëlohen, ritmet tona gjithashtu ndryshojnë. Orët e natës rriten dhe prodhimi i melatoninës ndryshon, një hormon që rregullon ciklin tonë gjumë-zgjim dhe ndikon në mirëqenien e organizmit”.
Aspekti tjetër që duhet marrë parasysh është ai psikologjik: ideja e rifillimit të aktiviteteve të përditshme dhe të pasurit një vit të tërë pune ose studimi para nesh mund të jetë një faktor i stresit të madh dhe mund të përkeqësojë gjendjen e mirëqenies të fizikut tonë. Por gjëja e rëndësishme është të dini se është një fenomen i përkohshëm”.
Disa mënyra për tu kujdesur për flokët gjatë kësaj periudhe:
Mos u alarmoni. Periudha e vjeshtës ka një fillim dhe një fund, është një rënie e përkohshme e flokëve që do të përfundojë sapo të rregullohemi me sezonin e ri dhe me ritmet tona të përditshme.
Mbani një regjim të larmishëm, të pasur me fruta, perime, proteina dhe madje edhe acide yndyrore të mira.”
Zgjidhni shampon e duhur: “Nuk ka shampo kundër rënies së flokëve. Mos harroni se shampoja është në kontakt me lëkurën për disa sekonda, kështu që nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në humbjen e tyre. Megjithatë, ajo që mund të bëjmë është për të zgjedhur një të përshtatshme me flokët me yndyrë apo të thatë. /Lajmi.net/