Përballje tejet interesante pritet mes Interit dhe Atalantës, formacionet e mundshme
Ndeshje interesante luhet sonte në Serie A
Sport
Interi e pret në shtëpi Atalantan nga ora 18:00 në derbin e xhiros së gjashtë në Serie A, shkruan lajmi.net.
Të dyja ekipet kanë objektiv të luftojë për pozitat e para në tabel këtë edicion, andaj do të kërkojnë maksimumin sonte.
Pas pesë xhirove të para, ‘Nerazzurët’ kanë 13 pikë në pozitën e dytë, kurse Atalanta është e pesta me 10 pikë.
Interi ka dominuar në pesë duelet e fundit mes këtyre dy skuadrave pasi ka dy fitore kurse tri ndeshje tjera kanë përfunduar baras.
Ekipi i Simone Inzaghit llogaritet favorit i lehtë në këtë përballje, megjithatë Atalanta është dëshmuar si ekip shumë cilësorë edicionet e fundit dhe do të kërkojë të marrë pikë sonte.
Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko
Formacioni i mundshëm i Atalantas: Musso; Toloi, Demiral, Djimsiti; Zappacosta, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Ilicic; Zapata /Lajmi.net/