ZYRTARE: “El Clasico” zhvillohet në “Camp Nou” me 24 tetor

Më në fund, është mësuar data kur do zhvillohet derbi më i madh në historinë e futbollit mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Sport

23/09/2021 20:53

Dy skuadrat që këtë sezon kanë ndryshime të mëdha, me Realin që nuk di për humbje, kurse Barcelona është duke provuar të rindërtohet në epokën pa Messin, shkruan lajmi.net.

La Liga tashmë ka konfirmuar që “El Clasico” do zhvillohet me 24 tetor në stadiumin e katalunasve “Camp Nou” me fillim nga ora 16:15.

Ky derbi pritet të jetë shumë interesant, ngase siç dihet vendos shumë për titullin kampion./Lajmi.net/