Mënyra e duhur për të përdorur kremin hidratant në darkë

Francesa Fusco, një mjeke dermatologe në NYC, këshillon se çdo lloj kremi hidratant, duhet përdorur me kujdes në lëkurë.

Lifestyle

23/09/2021 11:46

Gjithkush ka mënyrën e vet për të përdorur produktet e fytyrës gjatë ditës. Në varësi të markës që përdor apo të llojit të kremit për të cilin ka nevojë lëkura, duhet të tregosh gjithmonë mjaft kujdes, transmeton lajmi.net.

Për shembull, në rast se je duke përdorur një serum për sytë, duhet të kesh kujdes që të mos i fërkosh ato. Por ajo që nga pak njerëz dihet është mënyra e përdorimit të kremit, shkruan ClassLife.

Duket e çuditshme? Në fakt, dermatologët kështu këshillojnë. Pavarësisht se sa i trashë është kremi, duhet ta përhapësh në mënyrë të tillë, derisa ta thithë lëkura.

Duke e shoqëruar me një masazh të lehtë dhe pa ushtruar forcë, kremi do të depërtojë më në thellësi të lëkurës, do ta bëjë më elastike atë dhe rrudhat do t’i zbusë më tepër.

Natyrisht, gjithmonë ka shumë rëndësi mënyra se si e aplikon kremin, por edhe koha po ashtu.

Francesa Fusco, një mjeke dermatologe në NYC, këshillon se çdo lloj kremi hidratant, duhet përdorur me kujdes në lëkurë: “Edhe kur bëhet fjalë për kremin e duarve”,- këshillon ajo. “Nëse e përhap kremin hidratant të fytyrës apo të syve, e mira është që të qëndrosh të paktën 20 minuta, derisa lëkura ta ketë thithur plotësisht. Zona përreth syve është mjaft delikate, ndaj edhe për të duhet të tregosh kujdes për çdo mëngjes dhe mbrëmje.

Çfarë i nevojitet lëkurës çdo ditë?

Fusco këshillon se pastrimi i rregullt në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë i domosdoshëm. Mund të jetë me bazë qumështi apo vaji.

Natyrisht, edhe larja me ujë të bollshëm, sidomos në mbrëmje, pas shumë papastërtive që mund të ketë mbledhur fytyra gjatë ditës.

Maska me ekstrakte bimësh apo edhe ndonjë tonik për të larguar make up-in.

Kremi kundër rrudhave në varësi të moshës.

Krem për përdorim gjatë natës, i pasur me vitamina dhe antioksidatë.

Produktet bimore janë të efektshme për të evituar problemet e lëkurës në çdo moshë. /Lajmi.net/