Inter përgatit ofertë për Gosens

Gjiganti Italian prej kohësh është në kërkim të një anësori të majtë.

Sport

22/09/2021 16:26

Ivan Perisic pritet të largohet në fund të sezonit nga Interi pasi i mbaron kontrata, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit Italian të nisin kërkimin për një anësorë të krahut të majtë që ta sjellin në ekip verën e ardhshme.

Sipas ‘Calcio Mercato’, thuhet se ‘Nerazzurët’ janë duke përgatitur një ofertë për futbollistin e Atalantas, Robin Gosens.

Atalanta po kërkon të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lire të largohet futbollistin e tyre.

Gosens këtë edicion ka realizuar dy gola e një asistim në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Lajmi.net/