Kurti: Jemi duke shqyrtuar mundësinë e kompensimit për qytetarët e Luginës, lidhur me çështjen e targave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve.

Lajme

22/09/2021 13:22

Ndër të tjerash Kurti është pyetur se çfarë do të ndodhë me shqiptarët e Luginës të cilët do të duhet të paguajnë për marrjen e targave të përkohshme të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast kryeministri Kurti deklaroi se janë duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje në këtë rast, transmeton lajmi.net.

“Jemi të vetëdijshëm që shumë qytetarë të Luginës do t’iu duhet të paguajnë na vjen keq për këtë gjë, jemi duke shqyrtuar një mundësi që çfarë mekanizimi shtetëror të gjejmë që të kompensohen sado pak ta korrigjojmë këtë kosto që e kanë”, ka thënë Kurti./Lajmi.net/