Interin e pret përballje e vështirë ndaj Fiorentinës, formacionet e mundshme

Sot nis xhiroja e pestë në Kampionatin e Italisë.

Sport

21/09/2021 11:09

Skuadra e Interit do të takohet me Fiorentinën sonte nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

‘Nerazzurët’, aktualisht ndodhen në pozitën e dytë me 10 pikë të grumbulluara andaj sonte kërkojmë vetëm tre pikët në mënyrë që të ruajnë hapin me kreun e tabeles që mbahet nga Napoli.

Në anën tjetër edhe Fiorentina është duke kaluar formë positive pasi ka nëntë pike momentalisht, dhe para tifozëve të saj do të synojë vetëm fitore.

Për gjigantin Italian në këtë duel do të mungojnë Joaquin Correa, Arturo Vidal e Stefano Sensi shkaku i lëndimeve.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave.

Fiorentina: Dragowski; Odriozola, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Amrabat; Sottil, Vlahovic, Gonzalez

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko /Lajmi.net/