Correa dhe Vidal mungesat e Interit ndaj Fiorentinas

Inter do jetë me dy mungesa të mëdha në ndeshjen e radhës ndaj Fiorentinas

Sport

20/09/2021 17:22

Dyshja e “Neurazzurëve”, Arturo Vidal dhe Joaquin Correa nuk do jenë gati shkaku i lëndimeve, transmeton lajmi.net.

Të dy yjet kanë pasur probleme fizike në ditët e fundit, andaj nuk do shërohen me kohë.

Vidal ka probleme me muskuj në kofshën e djathtë, derisa Correa ka pësuar lloj ‘traume’ në ndeshjen e fundit ndaj Bolognas.

Inter momentalisht është lider me 10 pikë, aq sa ka edhe AC Milan./Lajmi.net/