Inter luan ‘tenis’ me Bolognan

Inter ka shënuar fitore me rezultat të thellë ndaj Bolognas, në kuadër të xhiros së katër në Seria A.

Sport

18/09/2021 19:54

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat bindës 6 – 1, shkruan lajmi.net.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin pas një asitimi të Dumfries.

Milan Skriniar përfitoi nga harkimi i Dimarcos dhe dyfishoi epërsinë (30′).

Ndërsa, pas katër minutave, Nicolo Barella trefishoi epërsinë, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, ku u shënuan katër gola.

Vecino realizoi golin e katërt të Interit (54′), ndërsa nëntë minuta më vonë, Edin Dzeko shënoi të pestin për vendasit (63′).

Boshnjaku nuk u ndal duke shënuar prapë pas pesë minutave për golin e dytë personal dhe të gjashtin për Interin.

E tëra që bëri Bologna, ishte goli i nderit me anë të Theate (86′).

Me këtë fitore, Inter tani është lider në Seria A me 10 pikë, derisa Bologna renditët në pozitën e shtatë me shtatë sosh./Lajmi.net/