Përfundon pjesa e parë: Inter i jep leksion Bolognas

Pas humbjes nga Real Madrid, Inter menjëherë është këndellur.

Sport

18/09/2021 18:49

“Neurazzurët” janë në epërsi me rezultat 3 – 0 kundër Bolognas, sfidë që është duke u zhvilluar në “Giuseppe Meazza”, shkruan lajmi.net.

Lautaro Martinez ndryshoi rezultatin pas vetëm gjashtë minutave, ku u asistua nga Dumfries.

Milan Skriniar dyfishoi epërsinë pas harkimit të Dimarcos (30′).

Ndërsa, pas tre minutave, talenti Nicolo Barella realizoi golin e tretë.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë përfundoi me rezultat 3 – 0./Lajmi.net/