Arteta: Lacazette do jetë instrumental në suksesin e Arsenalit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thotë se sulmuesi Alexandre Lacazette do luajë rol instrumental këtë sezon.
Sport
Ish ylli i Lynot është në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë” dhe ishte i lidhur me largimin gjatë verës, por në fund vendosi të qëndrojë në “Emirates”, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Lacazette ka zhvilluar 31 minuta në Premierligë pasi kishte kontakt me COVID-19, por Arteta ka besim se 30-vjeçari do rikthehet në formë.
“Është plotësisht i përfshirë. Ai do rikthehet në formën më të mirë që do arrijë. jam i sigurt se do jetë instrumental në suksesin tonë”.
Lacazette përfundoi sezonin 2020/21 si golashënuesi numër një i Arsenalit me 17 gola në 43 ndeshje./Lajmi.net/