Shkëlqen Benzema me het-trik, Real Madrid ‘demolon’ Celta Vigon

Real Madrid ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Celta Vigos, ndeshje që u zhvillua në "Santiago Bernabeu" pas afro dy viteve.

Sport

12/09/2021 22:52

“Los Blancos” ia dolën të fitojnë me rezultat 5 – 2, shkruan lajmi.net.

Mina përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe kaloi Celtan në epërsi pas vetëm katër minutave.

Reali barazoi rezultatin përmes Karim Benzema që u asistua nga Valverde (24′).

Pas shtatë minutave, Cervi realizoi gol të bukur për të kthyer avantazhin e Celtas (31′).

Në pjesën e dytë, Reali ishte shumë më kërkues duke poseduar në çdo aspekt.

Fillimisht, Miguel harkoi për Benzema, i cili shtangu portierin duke mos i dhënë asnjë shans (47′).

Pas vetëm shtatë minutave, francezi asistoi për Vinicius Junior që në mënyrë fenomenale e përmbysi rezultatin (54′).

Debutim ëndrrash ishte për mesfushorin Eduardo Camavinga që u inkuadrua në minutën e 66-të , kurse pas gjashtë minutave realizoi golin e katërt për gjigantin spanjoll (72′).

Fitoren e Realit e vulosi Karim Benzema që njëkohësisht kompletoi het-trikun pasi realizoi nga pika e bardhë (87′)

Pas kësaj fitore, Reali është lider me 10 pikë, derisa Celta renditët në pozitën e 18-të me një sosh./Lajmi.net/