Ka efekt të menjëhershëm; Me këtë pije do të flini shumë mirë dhe shpejt

Do të shihni që do të bëni një gjumë më të rehatshëm dhe më të thellë.

Lifestyle

12/09/2021 11:09

Stresi, problemet e përditshme shpesh na bëjnë që në darkë të kemi vëzhtirësi për të fjetur gjumë.

E nëse keni provuar çdo mënyrë duke filluar që nga dushi natë, apo ilaçe gjumi etj etj bëni mirë të provoni dhe këtë pijë magjike e cila përgatitet me disa përbërës që keni në shtëpi:

Përbërësit:

1 filxhan çaji qumësht

1 lugë gjelle mjaltë

1 majë luge çaji arrëmyshk

Përgatitja:

Ngrohni qumështin dhe hidheni më pas në një filxhan çaji.

Në të shtoni edhe një lugë gjelle mjaltë dhe arrëmyshkun.

Përziejini mirë dhe pini nga kjo pije çdo mbrëmje para gjumit.

Do të shihni që do të bëni një gjumë më të rehatshëm dhe më të thellë. /Lajmi.net/