Berisha jashtë grupit parlamentar të PD, ambasada e SHBA: Vendimi i Bashës meriton respekt, presim të punojmë më ngushtë se kurrë me të

Pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit u shpall non grata nga SHBA, vjen një reagim nga ambasada Amerikane në Tiranë.

Lajme

10/09/2021 09:09

Ambasada e SHBA ka përgëzuar për vendimin Bashën, ndërsa thekson se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.

REAGIMI I AMBASADES SE SHBA:

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se – siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë. Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar drejtimin e Shqipërisë përpara. SHBA ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj, dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë./Lajmi.net/