Pacienti me COVID-19 nuk e lë çajin e ‘rusit’ as në QKUK
Kosovarët njihen si konsumues të mëdhenj të çajit të zi, që ndryshe njihet si çaj i rusit.

Lajme
Gotat ikonike me katër pika të kuqe dhe katër vija të gjelbërta, nuk po mungojnë as në hapësirat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në repartet ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19.
Një person ka publikuar në grupin ‘Maniakë të fotografisë’ një fotografi ku shihet një pacient i shtrirë dhe me gotë të çajit në njërën dorë e në tjetrën maskën e oksigjenit.
“Me via e me pika. Maraklia mbetet marakli edhe me Covid e mungese Oksigjeni,”, ka shkruar ai në përshkrim.
Nuk dihet nëse fotografia është autentike, por që është bërë virale në rrjete sociale.