Nuk ndiheni mirë me pamjen tuaj? Nëse ndiqni këto 5 truke gjithçka do të ndryshojë
Mos harroni detajin e një këpuce dhe çante të bukur.
Lifestyle
Kur shihni garderobën tuaj ndiheni sikur cdo veshje ju bën të rriteni në moshë?! Rosie McKay, stilistja e disa personazheve të njohur na ka dhënë disa këshilla se si mund ta rregullojmë këtë “problem”.
Gjithçka e ka një zgjidhje dhe me këto truke ju sigurojmë se shumë shpejt do të nidheni më mirë me veten tuaj.
Zgjidhni ngjyrat me zgjuarsi: Sipas Rosiet është e rëndësishme që të keni pjesë të dollapit tuaj ngjyra neutrale si: Bezha, kafja, grija, e zeza etj të cilat nuk dalin asnjëherë nga moda dhe mund të kombinohem shumë thjeshtë.
Mundohuni të përdorni linja të thjeshta: Sa më minimalistë në prerjet e fustaneve apo të veshjeve të tjera. Në këtë mënyrë nuk do të gaboheni asnjëherë.
Përzgjidhni printet e duhura: këtë kohë mund të zgjidhni përdorimin e pikave, leopardit, gjarprt dhe vijave. Mos harroni detajin e një këpuce dhe çante të bukur.
“Zhytuni në mëndafsh”: Nuk duhet të mungojë asnjëherë në dollap, mëndafshi! Një fustan i thjeshtë mendafshi si në vitet ‘90 do t’ju bëjë të dukeni të mrekullueshme.
Tentoni të provoni pantallonat e lëkurës: Stilistja rekomandon që dhe nëse nuk I kishit menduar më parë, pantallonat e lëkurës do do t’ju bëni të ndiheni më “cool”. /Lajmi.net/