Ronaldo: Interi favorit për Scudetto, i fortë edhe pa Lukakun

Legjenda e futbollit, Ronaldo Nazario ka dhënë një deklaratë për mediat italiane.

Sport

07/09/2021 12:06

Ish-futbollisti, Ronaldo ka folur në një intervistë për Gazzeta dello Sport, transmeton lajmi.net.

Ronaldo ndër të tjera ka dhënë edhe emrin e ekipit favorit që ta fitojë edicion 2021/22 në Serie A.

Kush do ta fitojë Scudetton? “Unë jam Interist, mbajë një raport të veçantë me Interin dhe do të doja që ata të fitonin gjithmonë. Kampionati i fundit ishte i mrekullueshëm, “ne” ndërpremë serinë e fitoreve të Juventusit, do ta mbajmë mend për një kohë të gjatë”.

“Shumë keq që Lukaku është kthyer në Angli, por është e vështirë të rezistosh kur thërrasin klubet kryesore të Premier Ligës. Chelsea ka përdorur të gjithë fuqinë e vet financiare për transferimin e tij”.

Nuk iu përgjigjet pyetjes, le të provojmë përsëri: kush do ta fitojë Scudetton? “Po, për mua favoriti i madh është akoma kampioni aktual i Italisë, Interi. Lukaku është larguar, por skuadra mbetet e fortë dhe e ekuilibruar”.

“Interi ka blerë Dzekon dhe ka kryer edhe blerje të tjera të rëndësishme, ka shumë të rinj interesantë në grup”, përfundoi Ronaldo Nazario. /Lajmi.net/